11 të vdekur në aksident rrugor në Siberinë perëndimore

22.07.2015 11:53

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 33 janë lënduar në aksident rrugor që sot ndodhi në Siberinë perëndimore, transmetoi TASS duke i'u referuar autoriteteve lokale...

Aksidenti ka ndodhur 70 kilometra në perëndim të qytetit Krasnojarsk.

Në autobus kanë qenë 43 persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë. Deri në këtë moment nuk janë të njohura detaje tjera për incidentin në rrugë.

Për nesër në rajonin e Krasnojarit është shpallur ditë zie.

Më 9 korrik në rajonin e njejtë të Federatës Ruse, gjtihashjtu 11 persona humbën jetën dhe 10 ishin lënduar në ndeshje të autobusit udhëtues dhe automjetit të Ndihmës së shpejtë.

Vitin e kaluar në aksidente automobilistike në Rusi kanë humbur jetën rreth 27.000 persona, shënojnë mediat franceze. Vendi edhe më tutje mbetet  një nga vendet e para në botë sipas vdekshmërisë në rrugë. Arsyet kryesore për atë janë vozitja masive  me automjetet në gjendje të dehur, mosrespektimi i rregullave për lëvizje dhe gjendja e keqe e rrugëve.