Pentagon, konfirmohet vrasja e një lideri të Al-Kaedës
22.07.2015 12:15
Pentagoni ka konfirmuar vrasjen e operativistit të al-Kaidës, Muhsin al-Fadhli, nga një sulm ajror amerikan në Siri...

Në njoftimin e mbrëmshëm të Pentagonit, mëtutje, theksohet se ai ishte vrarë më 8 korrik, derisa udhëtonte me veturë afër vendit Sarmada në Siri.
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, e ka përshkruar personin al-Fadhli, si “lehtësues i lartë i al-Kaidës, i cili ishte në mesin e pak liderëve të besuar të al-Kaidës, që kishte marrë informacion paraprak për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001”.
