Sulmohen “Xhihadistët e Internetit”

Hakerat bllokojnë mbi 700 llogari në “Twitter”

22.07.2015 13:02

Grupi i hakerave të internetit, “Anonymous” i ka shpallur luftë të hapur online xhihadistëve të ISIS...

Vetëm në një ditë, ata kanë arritur të bllokojnë 750 llogari në “Tëitter” të xhihadistëve, duke i zëvendësuar ato me imazhe kukullash të animuara japoneze. Kjo është bërë për të çorientuar këdo që kërkon informacion rreth kalifatit.

Masa vjen pas fjalimit të kryeministrit britanik, David Cameron, i cili premtoi se vendi i tij do të bëjë më shumë për të ndalur helmin ISIS.