Shqipëri, miratohet Ligji për arsim të lartë, Rama: fund piramidave në arsimin e lartë
22.07.2015 13:47
Pas një seance maratonë, Parlamenti shqiptar miratoi në orët e para të së mërkurës vetëm me votat e mazhorancës Ligjin për arsimin e lartë...

Opozita braktisi votimin në shenjë proteste për atë që e cilësoi si “pazar me universitet”.
Në emër të opozitës, ish–kryeministri, Sali Berisha, e cilësoi aventurë për Shqipërinë projektligjin e qeverisë, duke akuzuar se përmes tij diskriminohen familjet që nuk kanë mundësi ekonomike të shkollojnë fëmijët e tyre.
Por, kryeministri Rama akuzoi demokratët se e kishin kthyer arsimin e lartë si piramidat e 97-ës në një katrahurë të cilës, sipas tij, do i jepet fund me ligjin e ri.
Rama e cilësoi projektligjin revolucion në arsimin e lartë, bazuar në një sistem të meritës dhe konkurrencës.
