RDK kërkon ndryshime rrënjësore në Kodin Zgjedhor
Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon ndryshime rrënjësore të Kodit Zgjedhor dhe u sygjeron grupeve punuese që gjatë këtyre ndryshimeve të marri parasysh kërkesat e RDK-së që bazohen në analiza të thella të ekspertëve të kësaj partie e janë në të njejtën kohë pjesë e të gjitha rekomandimeve të OSBE- ODIHR-it...

RDK kërkon pastrimin listës zgjedhore për të pamundësuar sic thonë, manipulimet e partive në pushtet me procesin zgjedhor, dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjitha partitë politike . Sipas RDK-së në listën zgjedhore figurojnë aktualisht mbi 400.000 votues fiktivë.
RDK kërkon ndryshim të modelit zgjedhor, me një njësi zgjedhore me lista të hapura. Për RDK-në do të ishte i pranueshëm edhe sistemi i shumicës, me një ndarje proporcionale dhe objektive të njësive zgjedhore por kjo do të ishte në disfavor të përfaqësimit të komuniteteve më të vogla etnike në kuvendin republikan.
RDK propozon që organet zgjedhore të depolitizohen, duke zgjedhur si anëtar përfaqësues apartiak. ose që KQZ, KKZ-të dhe këshillat zgjedhorë të përbëhen nga anëtarë të të gjithë subjekteve duke marrë për bazë rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale. RDK propozon që partitë politike garuese në zgjedhje, nëse kanë dyshime për shkelje zgjedhore në vendvotime të caktuara, të kenë të drejtën e Kërkesës për hapjen e kutive dhe materialit zgjedhor me automatizëm, pa debat dhe votim nga KQZ.
RDK potencon se partitë politike duhet të prezentohen në mënyrë të barabartë para mediumeve, veçanarisht mediave publike, që sipas RDK-së nuk ka ekzistuar deri tani.
RDK kërkon edhe anulimin e mënyrës aktuale të votmit të diasporës përshkak të diskriminimit të madh që i bëhet diasporës, dhe në të njëjtën kohë kjo mënyrë e votimit sipas RDK-së, është në kundërshtim më kushtetutën e vendit ku zgjedhja e deputetëve nuk është e barabartë me votat që kërkohen për deputet në vend.
