Çeki, treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur, dhjetëra të lënduar

22.07.2015 14:42

Dy persona humbën jetën nga përplasja e një treni me një kamion në Çeki...

Dhjetëra të tjerë morën lëndime të rënda gjatë aksidentit përfshirë edhe shoferin e kamionit, që duket se ka humbur të dyja këmbët.

Njëri nga viktimat ishte gjallë deri në momentin kur erdhën ekipet e shpëtimit, por nuk arriti të mbijetojë deri në spital. Fajin duket se e ka pasur shoferi i kamionit, i cili ka kaluar sinjalistikën që paralajmëronte kalimin e trenit sapo ajo po mbyllej.

Kamioni ka mbetur mbi binarë dhe treni e ka pasur të pamundur të ndalojë. 8 ambulanca dhe helikopterë kanë marrë pjesë në shpëtimin e udhëtarëve, të asistuar edhe nga zjarrfikës të shumtë. Në momentin e aksidentit, në linjën e kundërt me një tjetër tren udhëtonin edhe kryeministri Sobotka dhe ministrat e shëndetësisë, transportit dhe ai i punëve të brendshme.

Ata janë larguar me  autobus për në Ostravë, por ngjarja e rëndë ka bërë që mbledhja e ekzekutivit të shtyhet për orët e pasdites. Transporti hekurudhor në këtë pjesë të Çekisë është ndërpresë tërësisht. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)