Maqedoni

Spitali “8 shtatori”, pajisje moderne në vlerë prej 2 milion euro

22.07.2015 17:36

Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 shtatori” do të pajiset me aparaturë të sofistikuar...

Bëhet fjalë për pajisje me të cilat do të përmirësohen më shumë specializime në këtë spital, siç janë: kardiologjia, patologjia, endokrinologjia, urologjia, transfuzioni, terapia fizikale etj. Pajisjet do të kushtojnë 2 milion euro.
 
“Qëllimi është që me këtë pajisje të sofistikuar seriozisht t’i përforcojmë kapacitetet e Spitalit të Qytetit “8 shtatori” në aspektin e pajisjeve, duke pasur parasysh se në këtë spital vazhdimisht shënojmë trend të rritjes të pacientëve”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Ministri Todorov gjithashtu informoi për masat e ndërmarra nga ana e qeverisë për mbrojtje të valës së të nxehtit.
 
Ai tha se është paraparë që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të sëmurët kronik të cilët janë më të moshuar se 60 vjeç, si dhe është paraparë ndalesë për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore në të hapur në periudhën prej orës 12 deri në orën 17.
 
ERSAN PAJAZITI