Maqedoni
Komiteti i Helsinkit: incidentet e urrejtjes me bazë etnike dhe politike
22.07.2015 17:39
Incidentet në bazë etnike dhe për shkak të dallimeve politike prijnë në listën e krimeve që kanë për bazë urrejtjen...

Incidentet në bazë etnike dhe për shkak të dallimeve politike prijnë në listën e krimeve që kanë për bazë urrejtjen, njofton Komiteti i Helsinkit në Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit nga Urrejtja. Në këtë kontekst theksohen edhe sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të sektorit civil, siç ishte edhe sulmi i fundit ndaj gazetarit, Marjan Stamenkovski.
“Kemi evidentuar se edhe më tej numri më i madh i incidenteve nga urrejtja ndodhin në bazë etnike, pas të cilëve vijnë incidentet e urrejtjes të shkaktuara për shkak të bindjeve politike. Këto të dhëna janë koincidencë edhe me atë që po ndodhë muajt e fundit, përkatësisht edhe sulmet ndaj gazetarëve me qasje kritike, aktivistëve të sektorit civil dhe të gjithë atyre që e kritikojnë pushtetin”- deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Ende në vend nuk ka vullnet për trajtim adekuat të këtyre incidenteve, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit, pasi nga mbi 70 kërkesa te institucionet si: gjykatat, prokuroria dhe ministria e brendshme, informatat flasin se ka vetëm 5 vendime gjyqësore për rastet e këtilla.
Numri më i madh i incidenteve të këtilla kanë ndodhur në kryeqendër edhe atë 84%.
Vitin e kaluar kanë qenë aktiv incidentet në autobusët e transportit publik, por edhe incidentet në ndeshje sportive apo grafitet ofenduese, edhe atë kryesisht mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Megjithatë nga ky komitet gjatë vitit të kaluar kanë regjistruar gjithsej 87 incidente, apo krahasuar me një vit më parë është shënuar rënie, pasi në vitin 2013 janë regjistruar 116 incidente.
GYLTENE SINANI
