Maqedoni
Dhuna ndaj gazetarëve-reagon LSDM, Shilegov: Gruevski do përgjigjet për dhunën
22.07.2015 17:45
LSDM-ja bën thirrje që menjëherë të ndërpritet dhuna ndaj gazetarëve, kritikuesve të pushtetit, atyre që mendojnë ndryshe dhe pjesëtarëve të opozitës...

LSDM thotë se kupa e sulmeve ndaj kritikëve të pushtetit është mbushur dhe po derdhet.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij shumë shpejtë do të përgjigjen për cenimet ndaj qytetarëve të vendit. A është ky qëllimi i pushtetit të Nikolla Gruevskit, që përmes gjakderdhjes të shpëtojë nga përgjegjësia personale?
Rikujtojmë se Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen për të gjitha cenimet ndaj qytetarëve të Maqedonisë.
Do të përgjigjen edhe atë shumë shpejtë edhe ata të cilët i fshehin dhe i ndihmojnë incidentet e dhunshme të cilat nuk janë asgjë tjetër pos tentime të pasuksesshme që të frikësohet opinioni kritik, tha Shilegov duke kërkuar nga organet kompetente, para së gjithash profesionistët në MPB, që të gjejnë forcë e t’i shmangen presioneve partiake, të hapin hetime dhe ta ndriçojnë sulmin e djeshëm vandal ndaj pronarit të portalit Dokaz, por edhe të gjitha sulmet e mëparshme.
