Maqedoni

Lustrimi përfundoi, deputetët akuzojnë: s’ rregulloi padrejtësinë historike, shkaktoi të re

22.07.2015 17:51

ratoi fazën e parë të Ligjit për lustrim, me ç’rast procesi i lustrimit do përfundojë dhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve do të punojë deri më 1 shtator të këtij viti...

Deri atëherë komisioni do të mund t’i procesojë procedurat e filluara për të cilat ka vendime, por nuk do të ngriten procedura të reja.
 
Lustrimi në Maqedoni nuk e ka plotësuar funksionin e tij dhe as që ka filluar, vlerësuan deputetja e pavarur, Roza Topuzeva-Karevska dhe deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
 
“Lustrimi i vërtetë, i ndershëm, pa selektim në Maqedoni as që ka filluar. Për fat të keq qëllimi kryesor ishte që me këtë ligj të rregullohet padrejtësia historike dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve të mos munden të ushtrojnë funksione publike, të mos ulen mes nesh në qeveri, por në vend se komisioni të shqyrtojë dokumentacionin e atyre që ushtrojnë funksione publike, ata merren me ata që kanë vdekur qëmoti”- deklaroi deputetja e pavarur, Roza Topuzova-Karevska.
 
“28 mijë shqiptarë janë mbajtur në burgje. Një pjesë prej tyre nuk kanë arritur të kthehen te familjet e tyre, kush i dërgoi, pse i dërgoi dhe kështu me radhë, një pjesë u likviduan në burgje dhe ne nuk kemi arritur që me këtë ligj të zbardhim këtë, qofshin ato emra edhe në mesin e të vdekurve, dhe në fund mendoj se ne si shtet duhet të kërkojmë dosjet, të merren nga Beogradi, që të bëhet lustrim i mirëfilltë në Maqedoni”- tha deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
 
Procesin e lustrimit e mbrojtën vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së.
 
“Nëse kuvendi në fazën e parë do të  zgjidhte formë më të ashpër të lustrimit, konflikti mes partive politike do të ishte më i madh, por lustrimi do të ishte më efikas. Vullneti i mirë i yni dhe përkrahja nga dy partitë shqiptare ishte i keqpërdorur nga trashëgimtarët e forcave të majta. Për këtë shkak të gjitha kritikat e drejtuara nga ky proces u prodhuan dhe u keqpërdorën nga e majta”- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
 
Ndërprerja e lustrimit ishte një ndër prioritetet që i parashtroi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, për zgjidhjen e krizës politike. Lustrimi filloi në mars të vitit 2009 dhe deri më tani spiunë janë shpallur 300 shtetas dhe një e treta prej tyre veç më kanë vdekur. 
 
FLUTURA LATIFI