Botë

Irak, 32 viktima nga sulmet me bomba

22.07.2015 18:26

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe mbi 48 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve me bomba në mbarë Irakun...

Sulmi i parë ndodhi në verilindje të Bagdadit, ku një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu, duke vrarë 16 njerëz e plagosur 48 të tjerë.

Dy persona të tjerë u vranë në një lagje të populluar nga komuniteti shiitë, në jug të kryeqytetit.

Gjashtë ushtarë dhe policë humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në një pikë kontrolli në qytetin Tarmia, rreth 25 km në veri të Bagdadit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për ndonjë prej sulmeve, por komuniteti shiit dhe forcat qeveritare janë në shënjestër shpesh nga sunitët islamik.