Maqedoni
U mbajt takimi i parë i grupit punues
22.07.2015 19:21
Filloi sot takimi i parë i përfaqësuesve të 4 partive më të medha politike në vend, për të nisur zbatimin e Marrveshjes politike që u arrit me 15 korrik...

Në zyrat e OSBE-së në një tavolin të përbashkët janë ulur, Nikolla Popovksi dhe Nikolla Todorov nga rradhet e VMRO-DPMNE-së, Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski, nga LSDM-ja, perfaqesuse të BDI-së janë Musa Xhaferi dhe Artan Grubi, ndërsa përfaqësues të PDSH-së, janë Imer Aliu dhe Luan Tresi.
Përveç përfaqësuese të partive politike, në takim marrin pjesë edhe nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë të cilët do të duhet të përgadisin amendamentet për legjislacionin zgjedhor, Darko Aleksov nga MOST dhe Xhabir Deralla nga Civil, të cilët vëzhgojn zgjedhjet.
Në këtë takim partitë vetëm janë njoftuar me rekomandimet e ODIHR-së për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe krijimin e listës së re zgjedhore, ndërsa diskutimi mes tyre do të fillojë javën e ardhshme, me ndërmjetësimin e ekspertit belg Piter Van Hojt. Sa i përket listës zgjedhore, është propozuar regjistrimi aktiv me shenja biometrike gishtash, të cilin ekspertët e theksojnë si mënyrën më të mirë për të shmangur abuzimet me listën zgjedhore.
Asociacioni qytetar ‘Most’ rekomandon, ndërsa opozita insiston që listën zgjedhore ta menaxhojë në tërësi Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërsa MPB-ja dhe institucionet e tjera të jenë në shërbim të saj. Në pjesën e regullativës ligjore, BDI-ja kërkon anulimin e votimit në diasporë, për shkak të shkeljes së parimit të barazisë së votës.
LSDM kërkon që deputetët e diasporës të marrin mandat vetëm nëse grumbullojnë 80% të votave të nevojshme për zgjedhjen e një deputeti në Maqedoni, për të balancuar vlefshmërinë e votës brenda dhe jashtë vendit.
SANIJE KASAMI
