Botë

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm të dyfishtë vetëvrasës në Kamerun

22.07.2015 21:53

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në një sulm të dyfishtë vetëvrasës në qytetin kamerunas Marua, në pjesën veriore të vendit, njoftuan autoritetet lokale...

Dy vajza e kanë aktivizuar mjetin shpërthye në vete në tregun kryesor në qytet dhe në qarkun fqinj Hausa.
 
Pjesa veriore e Kamerunit është cak i sulmeve nga kryengritësit islamistë nigerianë të grupit Boko Haram, pasi që Kameruni dërgoi mijëra ushtarë të marrin pjesë në luftën kundër tyre në Nigeri./mia