Futboll
Zyrtare: Vidal në Bayern Munich
23.07.2015 12:13
Bayern Munich ka komunikuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Juventusin për transferimin e mesfushorit Arturo Vidal...

Arturo Vidal është larguar nga Juventus, pas katër sezonesh me klubin italian.
Bayern Munich ka komunikuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me “Bianconerët”, për transferimin e mesfushorit në Allianz Arena.
Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare, kampioni i Bundesligës ka bërë të ditur se reprezentuesi kilian do të nënshkruajë kontratën pasi t’i kalojë testet mjekësore.
Vlera e transferimit të tij besohet se do të jetë rreth 40 milionë euro.
