Maqedoni

Kuvend, fillon debati për ribalancin e buxhetit

23.07.2015 12:35

Në Kuvend fillon debati për ribalancin e propozuar të buxhetit për vitin 2015, që Qeveria e miratoi të premten...

Pas ribalancit të propozuar do të diskutojë edhe Komisioni Juridik Ligjdhënës. Qëllimi i ribalancit të propozuar është të sigurojë komponentë zhvillimor të përforcuar dhe mbajtje të stabilitetit social.

Arsyet për ribalancin e buxhetit janë mjetet e tepërta prej mbi 10 miliardë denarëve të anës së të ardhurave në gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me vitin paraprak.

"Ribalanci nuk përfshin shkurtim të buxheteve të asnjë shfrytëzuesi buxhetor, por paraqet lëvizje të pozitave të caktuara atje ku për shkak të politikave të caktuara, masave dhe aktiviteteve duhet të jepen mjete ose ku projektet zhvillohen më mirë nga ajo që janë planifikuar më parë. Supozimet bazë për përpunimin e ribalancit përfshijnë edhe rishikim të projeksioneve për BPV dhe për lëvizjen e anës së të ardhurave dhe shpenzimeve"- tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, pas miratimit të ribalancit nga ana e Qeverisë.

BPV-ja për vitin 2015 është revidentuar për 3,5 për qind rritje, ndërsa deficiti buxhetor do të arrijë deri më 3,6 për qind të BPV-së. Buxheti në gjysmën e parë të vitit është në kondicion të mirë. Të ardhurat janë më të larta për rreth 14 për qind në krahasim me atë periudhë të vitit 2014, në krahasim me 6 për qind të planifikuara.

Ndahen 1,2 miliard denarë plotësuese për më shumë projekte, 370 milion denarë plotësuese janë parashikuar për përshpejtimin e ndërtimit të gazsjellësit Kleçovc-Shtip, 377 milion denarë plotësuese janë planifikuar për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve, 220 milionë denarë të reja për ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive në shkolla.

Mjete plotësuese do të ketë edhe për rinovimin e shtëpisë studentore "Goce Dellçev".

Janë parashikuar mjete për rritjen e bursave studentore, ndihmës sociale, si dhe për rritjen e paralajmëruar të pensioneve në tetor.