Botë
Zjarret në Peleshac dhe Korçula janë akoma aktivë
23.07.2015 13:52
Të gjitha tre zjarret në zhupaninë e Dubrovnikut dhe të Neretvës, dy në Peleshac dhe një në Korçulë, akoma janë aktivë...

Të gjitha tre zjarret në zhupaninë e Dubrovnikut dhe të Neretvës, dy në Peleshac dhe një në Korçulë, akoma janë aktivë, deklaroi sot zëdhënësi i Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim Goran Cvetinoviq.
Në Peleshac në zonën e Ponikavës, zjarrin e shuajnë tre kanaderë, ndërsa ka zjarr edhe në drejtim të Janinës, dhe drejt rajonit të Smokvicës në Korçulë", deklaroi Cvetkoviq.
Sipas zëdhënësit të Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të Korçulës, zjarri është aktiv në Smokvicë, ndërsa në Brno zjarri ka arritur njëqind metra nga shtëpitë. Tash për tash, për fat të mirë nuk ka askund njësi banimi në rrezik të drejpëtdrejtë nga zjarri.
Për shkak të zjarreve, të cilat dobësohen në Kroaci nuk ka tërheqje të zjarrëfikësve, ndërsa në ndihmë arrijnë kolegë nga pjestë tjera të shtetit, me qëllim që të parandalohet përhapja e zjarrit në Peleshac dhe Korçula./mia
