Kulturë

TOB në Verën e Kulturës së Tetovës, “La sylphide” mahnit publikun

23.07.2015 15:00

Balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, mahnitën mbrëmë publikun me shfaqen “La sylphide”...

Balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, mahnitën mbrëmë publikun me shfaqen “La sylphide”, baleti më i vjetër që i ka mbijetuar kohës. Shfaqja ishte pika më kulmore e aktiviteteve 17 ditore të verës kulturore të Tetovës. 
 
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, falënderoi me këtë rast jo vetëm artistët e mrekullueshëm, por edhe institucionet në Shqipëri e Kosovë që mundësuan që Tetova të kthehet për të tretin vit me radhë në një qendër të rëndësishme kulturore.