Futboll

LPFM: Xhiroja e parë e kthen derbin Vardari - Shkupi

23.07.2015 15:14

Xhiroja e parë në kuadër të kampionatit të ri futbollistik në shoqërinë elitare në vendin tonë, do të kthej pas një kohe të gjatë derbin e madh të kryeqytetit...

Xhiroja e parë në kuadër të kampionatit të ri futbollistik në shoqërinë elitare në vendin tonë, do të kthej pas një kohe të gjatë derbin e madh të kryeqytetit, mes skuadrave të Vardarit dhe Shkupit.
 
Për dallim nga e kaluara, kësaj rradhe të dyja ekipet do të janë me shumë dallime të mëdha në formacion. Ekipi tjetër favorit për të rrëmbyer titullin e kampionit, Shkëndija e Tetovës, rrugëtimin e sezonit futbollistik 2015-16, do ta nis në teren nikoqir, kundër një ekipi tjetër të ri në shoqërinë elitare, Mlladostit.
 
Përfaqësuesi I tretë shqiptar në ligën e parë sivjet, Renova, ndeshjen e parë do ta luaj si mysafir I Horizont Turnovës.
 
Duhet cekur që shkaku i renovimeve në stadiumin e Qytetit në Tetovë, Shkëndija dhe Renova, ndeshjet e tyre si nikoqir do ti luajnë në Kërçovë. Ndryshe, ndeshjet e para kampionale do të zhvillohen me nëntë gusht, me fillim në orën 17.30, ndërsa kampionati do të mbyllet me 15 maj. Sistemi I garimit do të jetë I njejtë si edhe vitin e kaluar, me plej off dhe plej aut. 
 
Në ligën e dytë, Gostivari do të fillon kampionatin në shtëpi ndaj Skopjes, ndërsa Vëllazërimi në Kërçovë do të pret Pelisterin.
 
Gjatë ditës, është hedhur shorti edhe për raundin e parë të Kupës së Maqedonisë në futboll, ku mes tjerash spikat dueli mes Zajazit dhe Shkëndisë. Renova do të jetë mysafir i Euromilkut, ndërsa Shkupi i Lubotenit.
 
Derbi shqiptarë do të luhet edhe mes Dritës dhe Vëllazërimit, ndërsa Gostivari do të takohet si mysafir me Poeshevën. Ndeshjet do të luhen me 12 gusht, me fillim në orën 17.30. 
 
MUSTAFA ADEMI