Maqedoni
Orav: masa e IPARD, investime në infrastrukturën rurale
23.07.2015 15:56
Investime në infrastrukturën rurale parashikohen me zbatimin e masës së projektit të IPARD, që parashikon investime në infrastrukturën rurale, i mbështetur nga Bashkimi Evropian...

Me implementimin e kësaj mase do të zhvillohet mjedisi rural, do të përmirësohen kushtet e jetës, si dhe do të hapen vende të reja të punës, u shprehën të pranishmit.
“Masa e IPARD për investime në infrastrukturën rurale është e përgatitur dhe do të fillojë procesi i implementimit. Kjo masë e IPARD siguron fonde për komunat, që të zbatojnë projekte infrastrukturore në mjediset rurale, me qëllim të promovojnë zhvillim ekonomik dhe social. Implementimi me sukses i kësaj mase mund të thithë pjesë të madhe të fondeve të IPARD”- deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.
“Infrastruktura rurale do të mbështetet si masë e programit IPARD 2, e cila veç më është e miratuar nga ana e Komisionit Evropian. Qëllimi kryesor i kësaj mase është të mundësohet mjedis adekuat për zhvillim të ekonomisë rurale përmes përmirësimit të kualitetit të jetës në vendet rurale dhe atë përmes ndërtimit të rrugëve nëpër fshatra, menaxhimin me ujërat e pijshëm dhe ujërat e zeza, sigurimin me energji elektrike, si dhe aktivitete tjera”- tha ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov.
Projekti kap shifrat e 350 milion eurove, ndërsa realizimi i këtij projekti ka zgjatur 8 muaj me angazhim të ekipeve profesionale të agjencisë për mbështetje financiare në zhvillimin rural, si dhe me ndihmë të ekspertëve nga Sllovenia dhe Kroacia.
ERSAN PAJAZITI
