Botë

Aden tërësisht nën kontroll të forcave jemenase

23.07.2015 16:14

Forcat e Qeverisë jemenase e kontrollojnë tërësisht Adenin pasi që i dëbuan kryengritësit shiitë Huthi...

Forcat e Qeverisë jemenase e kontrollojnë tërësisht Adenin pasi që i dëbuan kryengritësit shiitë Huthi nga bastioni i tyre i fundit në qytetin port strategjik - kompleksin presidencial.
 
Në Aden filloi vendosja e pikave kontrolluese, lajmërojnë mediumet perëndimore.
 
Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite kundër kryengritësve shiitë në Jemen vazhdon të shkaktojë goditje në veri të Adenit. Forcat e Qeverisë jemenase po përparojnë nga veriu dhe nga lindja e qytetit./mia