Maqedoni

Njohje reciproke e patentë shoferëve me pesë vende

23.07.2015 17:13

Republika e Maqedonisë gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme lidhi marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi...

Në bazë të Konventës së Vjenës për qarkullim rrugor nga viti 1968, njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve ka edhe me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Hungarinë, Mbretërinë e Belgjikës, si dhe me Austrinë (kategorinë B) njoftoi sot MPB.
 
Në vijim është procedura për marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kosovën, Turqinë dhe Gjermaninë, ndërsa deri te vendet e tjera nga Evropa (32) është parashtruar kërkesë për prononcim për njohjen reciproke të patentë shoferit në pajtim me Konventën e Vjenës./mia