Maqedoni
LSDM: prokurori special do të merret me “bombat”, Zvërlevski është në linjë direkte me Gruevskin
23.07.2015 17:30
LSDM-ja do t’i dorëzojë materiale nga bisedat e përgjuara vetëm prokurorit special, i cili duhet të hetojë vërtetësinë e akuzave...

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, vetëm prokurori special mund të sjellë vendim të paanshëm dhe të pavarur.
“Doli joprofesionaliteti i Marko Zvrlevskit, i cili është në linjë direkte me Nikolla Gruevskin. Kot Zvrlevski do të thotë se gjoja ka filluar të punojë diçka gjysmë viti nga publikimi i dëshmive nga materialet e publikuara dhe dorëzimin e padive penale, nuk është iniciuar asnjë procedurë”- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Reagimi i LSDM-së vjen si përgjigje ndaj njoftimit të djeshëm të Prokurorisë Publike, në të cilën njoftoi për masat hetimore të iniciuar për “bombat” e opozitës.
Nëse mirë analizohet ajo që ka shkruar Zvrlevski, ai asnjë herë nuk ka marrë guximin të cekë emrin e Gruevskit, e jo më të marrë atë në pyetje, thotë Shilegov.
“Prokuroria nuk ka vepruar ndaj asnjë materiali për të cilin nuk është ngritur padi penale, veçanërisht për audio-xhirimin që zbulon kriminalitetin me autostradat në të cilën është i përfshirë personalisht Gruevski, me indikacione serioze se ka kërkuar ryshfet prej 15 deri më 18 milion euro. Përveç Mijallkovit, asnjë funksionar tjetër i lartë qeveritar dhe partiak të përfshirë në skandale nuk është thirrur në pyetje, për asnjërin nga ta nuk është marrë masë për siguri”- tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Zvrlevski nuk duhet dhe nuk mund të sjellë vendime, sepse nuk ka integritetin dhe kredibilitetin moral apo profesional, prandaj u dakordua prokurori special, theksojnë nga LSDM.
SANIJE KASAMI
