Maqedoni

Kumanovë, një i vrarë dy të plagosur

23.07.2015 18:28

Një person është vrarë pasditen e sotme në qytetin e Kumanovës, ndërsa dy të tjerë janë plagosur...

Incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski, i cili ka bërë të ditur se në vendngjarje ka dalë prokurori publik dhe ekipet hetimore të SPB-Kumanovë.

Sipas informatave fillestare të policisë, vrasja ka ndodhur në një piceri në lagjen Bedinjë, në rrugën "11 nëntori", përballë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Kumanovë.

Ndërsa dëshmitarët kanë thënë se i vrari është Xhemail Rexhepi-“Komandat Shqiponja”, i cili ishte njëri nga kandidatët për kryetarë të degës së BDI-së në Kumanovë.