Mustafa: integrimi i veriut nuk është proces i lehtë
Integrimi i komunitetit serb nga komunat veriore në institucionet e Kosovës nuk është proces i lehtë, por është një proces i patjetërsueshëm, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa...

Gjatë një diskutimi të nxitur pas pyetjeve të parashtruara nga opozita lidhur me dialogun që Prishtina po zhvillon me Beogradin në Bruksel dhe pozicionin që po mbajnë përfaqësuesit serb nga Kosova në tavolinën e bisedimeve, Mustafa ka thënë se ata janë pjesë e delegacionit të Kosovës.
“Nuk mund të them se nuk ka pasur tentime nga njerëzit që kanë shkuar nga Kosova që t’i bashkëngjiten delegacionit të Serbisë, por ka qenë një kundërshtim i bashkëpunëtorëve të Mogherinit dhe nuk është lejuar në asnjë rast që njerëzit nga Kosova të jenë pjesë e delegacioneve tjera”- ka thënë Mustafa.
“Ne po bëjmë përpjekje që t’i integrojmë serbët në organet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Më parë nuk e kemi pasur asnjë serb nga veriu, kurse tani i kemi pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shumë mirë janë këtu, sepse po marrin pjesë me ne në vendimmarrje. Nuk është lehtë, kemi probleme të cilat nuk mund t’i fshehim, por po bëjmë përpjekje që ne t'i kapërcejmë këto probleme”- ka theksuar Mustafa.
