Botë
Aksident trafiku në Poloni, 5 të vdekur, 27 të lënduar
23.07.2015 18:42
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 27 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi ukrainas pranë Garwolinit...

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 27 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi ukrainas pranë Garwolinit, në jugperëndim të Varshavës, theksoi një zëdhënës i policisë lokale.
“49 pasagjerë ndodheshin në bordin e këtij autobusi të nisur nga Lviv në Ukrainë në drejtim të Varshavës. Tre persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë pasi mbërritën në spital”- deklaroi Marek Kapusta nga komisariati Garwolin.
Zëdhënësi i policisë shtoi se në bordin e autobusit ndodheshin shtetas ukrainas dhe polakë.
