Botë
Turqi, vritet edhe një polic
23.07.2015 18:55
Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një sulmi në juglindje të Turqisë...

Burimet e sigurisë dhe ato spitalore thonë se sulmi ka ndodhur sot derisa policia ishte duke bërë kontrolle në trafik në qytetin me shumicë kurde, në Diyarbakir.
Ky sulm vjen një ditë pasi dy policë u vranë gjatë një sulmi në qytetin Ceylanpinar në kufi me Sirinë, për të cilin krahu i luftës i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit e kanë marrë përgjegjësinë.
Grupi ka thënë se sulmi ka qenë në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së 32 personave nga një bombardim në qytetin me shumicë kurde të Surucit.
