Kulturë

Piktorët, Bleranda Gashi dhe Rinor Sllova, ekspozitë në Dibër

23.07.2015 19:01

Artistët pamor dibranë, me vizion të pasur dhe perceptim profesional, duke prezantuar veprat artistike të shtrira nga tabloja e pikturës...

Artistët pamor dibranë, me vizion të pasur dhe perceptim profesional, duke prezantuar veprat artistike të shtrira nga tabloja e pikturës në pëlhurë në galerinë e qytetit, gjegjësisht në hamamin e qytetit realizuan ekspozenë e pikturave për qytetarët dibranë të realizuar nga piktorët, Bleranda Borova-Gashi dhe Rinor Sllova.
 
Ishte mbrëmje artistike e verës dibranë 2015, ku spektatori dibran perceptoi veprat e shumëllojshme me metoda figurative, duke synuar të veçojë jo vetëm veprat e hidhura në tablo, por edhe mishërimi shpirtëror i paraqitur përmes ngjyrave të kompletuara standarde në pëlhurë për përcjelljen e mesazheve intelektuale.
 
Ekspozitën gjatë hapjes e përshëndetën njeriu i parë i Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe dy aktorët ekspozues të pikturave, Rinor Sllova dhe Bleranda Borova-Gashi, si dhe njeriu profesional i artit, drejtori i Qendrës për Kulturë në Gostivar, Luan Zengu, i cili për pikturat e ekspozuara shprehu profesionalizëm të vërtetë me vlera moderne.
 
Bleranda Borova- Gashi për publikun e gjerë shprehu se përkrah që ka dëshirë që pikturat e saj t’i ekspozojë në Dibër, do të donte që t’i ekspozojë edhe në qytetet e tjera shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë.
 
Këto aftësi të kompletuara dhe krijuese të Sllovës dhe Borovës do të udhëtojnë të sigurt në hapësirë dhe me kohën bashkëkohore në hapësirën ndërshqiptare e më gjerë. 
 
ATLI DEMA