Botë

Të paktën tre të vrarë dhe shtatë të plagosur në një sulm të armatosur në kinema në Luiziana

24.07.2015 12:15

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kinema në qytetin Lafajete, të shtetit të Luizianës, duke lënë të vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë...

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kinema në qytetin Lafajete, të shtetit të Luizianës, duke lënë të vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë, para se të vetëvritet, bëjnë të ditur mediat amerikane.
 
Policia ka theksuar se i ishin përgjigjur një telefonate rreth orës 19:00, me atë lokale.
 
Dëshmitarët raportojnë se personi i armatosur filloi të shtënat rreth 20 minuta pasi në kinema kishte nisur filmi. 
 
Një prej personave të pranishëm në kinema në momentin e ngjarjes tha se autori ishte një i bardhë në moshë të madhe, ndërsa ka qëlluar me armë të paktën 6 herë.  
 
Guvernatori i Luizianës, Bobi Xhindal, shkroi në "Tuiter", ku thoshte se ishte nisur menjëherë për në vendngjarje, ndërsa i kërkoi banorëve të luteshin për viktimat dhe familjet e tyre.
 
Shkaqet që e kanë çuar autorin në këtë ngjarjes janë ende të paqarta./mia