Botë
Në operacionin antiterrorist turk janë arrestuar 251 persona, është vrarë një majtiste radikale
24.07.2015 12:39
Mbi 250 persona janë arrestuar gjatë operacionit të sotëm të kryer në 13 rajone turke kundër organizatave terroriste "Shteti islamik"...

Mbi 250 persona janë arrestuar gjatë operacionit të sotëm të kryer në 13 rajone turke kundër organizatave terroriste "Shteti islamik" dhe Partia punëtore kurde (PKK), lajmëroi Anadollia, uke iu referuar qendrës koordinuese pranë kabinetit të kryeministrit.
"Operacioni në të njejtën kohë u krye në 13 rajone turke kundër një numri të madh të personave, të cilët janë përzier në sulme të armatosura ndaj qytetarëve tanë dhe orcave të sigurimit, dhe për të cilët konsiderohet se kanë qenë të përgatitur për suëme", ceket në deklaratën e qendrës, me ç'rast shtohet se deri më tani janë arrestuar 251 persona.
Një pjesëtare e grupit radikal turk marksist është vrarë sot në mëngjes në Stamboll në përleshjet me policinë, gjatë bastisjes së kryer për shkak të arrestimit të militantëve, lajmëroi Anadollia.
Gruaja e vrarë ka qenë anëtare e frontit radikal majtist të popullit revolucionar (DHKP-C), grupi të cilin autoritetet turke e akuzojnë për një sërë sulmesh gjatë viteve të kaluara, si dhe se bashkëpunon me separetistët militantë kurdë.
Ajo është vrarë gjatë përleshjes me policinë, pasi që ata kanë tentuar të hyjnë në shtpinë në pjesën e Stambollit, Bagçilar, që të arerstojnë militantë.
Policia turke herët në mëngjes ka kryer bastisje ndaj më shumë se njëqind lokacioneve në Stamboll, për të arrestuar xhihadistë të dyshuar të SHI-së dhe militantëve kurdë, ndërsa aksionet janë nisur pas sulmit terrorist më 20 korrik në qytetin kufitar Suruç, në të cilin jetën e humbën 30, ndërsa u plagosën mbi njëqind persona./mia
