Botë
Tunizi: Një xhihadist është vrarë, 16 të dyshuar për terrorizëm
24.07.2015 13:40
Forcat tuniziane të sigurisë kanë vrarë një xhihadist, arrestuan 16 të dyshuar për terrorizëm dhe konfiskuan armë në operacione në provincën veriore Bizerta, kumtoi sot MPB-ja tuniziane...

Forcat tuniziane dje në qytetin Sexhnan filluan aksion kundër "terroristëve të cilët kanë përgatitur sulme terroriste në zona të "ndjeshme". Atje ishin arrestuar 13 persona, ndërsa një i dyshuar ka hapur zjarr gjatë përpjekjes për arratisje, ku është plagosur.
Sot aksioni ka vazhduar me veprime kundër bashkëpunëtorëve të dyshuar nga qyteti Menzel Burgiba, dhe janë arrestuar edhe tre persona.
Nga fillimi i vitit në Tunizi filluan sulme të xhihadistëve, në muajin mars ato kanë vrarë 22 persona kryesisht turistë në muzeun "Bardo", ndërsa në qershor 38 persona kryesisht britanikë në një hotel në qytetin Sus. Për sulmet përgjegjësinë e ndërmori "Shteti Islamik"./mia
