Maqedoni

Aksident trafiku në aksin Tetovë–Pirok, dy të rinj kanë humbur jetën

24.07.2015 15:35

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident trafiku në aksin rrugor Tetovë-Pirok, përkatësisht në fshatin Pallçisht të Tetovës...

Po ashtu në këtë aksident edhe dy të tjerë janë lënduar rëndë, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.

Lajmin tragjik e konfirmojnë edhe nga Spitali i Tetovës, prej ku njoftojnë se sot rreth orës 5 të mëngjesit në spital kanë arritur katër persona, dy nga ta ishin pa shenja për jetë, ndërsa dy të tjerë me lëndime të rënda trupore, por jashtë rrezikut për jetë.

Personat që u përfshinë dhe humbën jetën në këtë aksident janë: M. A. nga Reçica e Vogël, i lindur në vitin 1992  dhe S. E. i lindur në vitin 1995 nga fshati Pallçisht, informojnë nga SPB-ja e Tetovës, ndërsa deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë nga ana e vozitësit dhe humbjes së kontrollit mbi veturën e tipit BMV, e cila ka përfunduar në arat përreth.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës informojnë se janë duke punuar në  mënyrë  maksimale dhe intensive për zbardhjen e tërësishme të këtyre aksidenteve. 

VISAR SADIKI