Maqedoni
OJQ “Civil”, projekt për zgjedhe të lira
24.07.2015 16:07
“Zgjedhje të lira për qytetarë të lirë” është emëruar projekti i cili do të kontribuojë për përgatitjen e zgjedhjeve të lira në vend...

Sipas OJQ-së “Civil”, projekti do të mundësojë forcimin e vetëdijes publike për parregullsitë zgjedhore dhe krijimin e një sistemi zgjedhor i cili do të sigurojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Me këtë projekt do të krijohen mënyra për parandalimin e parregullsive zgjedhore dhe do të sigurohen informacione transparente për zhvillimet e zgjedhjeve.
Sipas OJQ-së “Civil”, kodi zgjedhor duhet të përpilohet nga fillimi, që të t’u iket të gjitha manipulimeve të mundshme që ndjekin këtë proces.
“Zbuluam një numër të madh të votuesve fiktiv, pamë se si realizohet Pusteci dhe cilët janë obstrukcionet që pamundësojnë zgjedhje të lira. Në kodin zgjedhor është tejet i rëndësishëm ligji për regjistrimin e vendeve të banimit, sepse aty ka bazë për manipulimin e kodit zgjedhor. Duhet të bëhen reforma serioze edhe te KSHZ, e cila duhet të përbëhet nga ekspertët. Shpresojmë se institucionet do të dëgjojnë rekomandimet tona dhe të OJQ-ve tjera në këtë aspekt”- deklaroi Xhabir Deralla nga “Civil”.
“Ky projekt do mundësojë edukimin e qytetarëve dhe qytetareve për të edukuar ata për të drejtën e votës së tyre, duke forcuar vetëdijen për parregullsitë që mund të ndodhin gjatë zgjedhjeve”- tha Arbana Qerimi nga “Civil”.
Projekti do të zgjasë një vit, do të ketë përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do të arrijë vlerën prej 40 mijë eurosh.
FLUTURA LATIFI
