Futboll

Reali deklason Cityn me 4-1

24.07.2015 17:28

Real Madridi e ka deklasuar Manchester Cityn me rezultat 4-1 në kuadër të ndeshjes për International Champions Cup, ku Los Blancos dëshmuan se janë tejet të rrezikshëm për sezonin që po vjen...

Pas paraqitjes së dobët të Realit ndaj Romës, erdhën kritikat nga analistët e futbollit të cilët nuk e favorizuan Realin për asgjë sezonin tjetër nën drejtimin e Benitez dhe këtu shtohet fakti i përqeshjeve të tifoëve të Barcelonës.

Megjithatë, Reali furishëm hyri në ndeshje, kur Gareth Bale asistoi për Karim Benzema, i cili me gjysëm-gërshërë arriti të realizojë për 1-0 (21'). Në minutën e 25-të, Toni Kroos gjen Ronaldon pas një pasimi spektakolar, teksa bukur topin në rrjetë e futi pikërisht superylli Cristiano Ronaldo.

Loja e mirë e Realit vazhdoi, kur Pepe me kokë shënoi për 3-0 në minutën e 44. Por, Cityt iu shfaq një dritë në fund të tunelit, kur një penalti në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë, e konkretizoi si duhet Yaya Toure për 3-1.

Në pjesën e dytë siç e don “zakoni”, u bënë shumë zëvëndësime. Krejt në fund të takimit (73') ishte Denis Cheryshev ai që realizi për 4-1 dhe fitoren e Realit në këtë takim.