Botë
Në Egjipt rrëmbehet një shtetas kroat
24.07.2015 19:56
Sulmues të panjohur rrëmbyen sot në Egjipt një shtetas kroat i cili në këtë shtet ka punuar për një kompani franceze, publikoi sot MPJ-ja kroate...

Ky është rrëmbimi i parë i një shtetasi kroat në vend të huaj.
T.S.(32) është rrëmbyer më 22 korrik në një rajon të Kajros derisa është vozitur me automobil drejt kompanisë ku ka punuar. Automobilin e tij e ka ndaluar një grup i armatosur i cili e ka dërguar në drejtim të panjohur.
Mediat kroate njoftojnë se autoritetet në Zagreb deri më tani nuk kanë marrë kërkesë për shpërblesë./mia
