Bileta përmes sistemit të ri elektronik, qytetarët ende të paqartë rreth çmimeve
Autobusët e Ndermarrjes Publike të Transportit, pritet që së shpejti të fillojnë me sistemin e ri elektronik te pagesës se biletave per udhetim...
Qytetarët e anketuar nga TVM2 mendojnë se sistemi i ri do të ndikojë në rritjen e çmimit të biletave. Dhe kjo sipas tyre do të ndikojë dukshëm në prishjen e rendit gjatë transportit publik, sepse do të rritet numri I udhetarëve të cilët do të mundohen të udhëtojnë pa blerë bilet.
Qytetarët kanë dilema edhe për faktin se shumë qytetarë në fillim nuk do të dijnë ti përdorin të njejtat me çrast mund të shkaktohet më shumë rrëmujë nëpër stacionet e pritjes.
“Çmimet besoj që do të jenë më të shtrenjta. Por është keq se ka shumë që nuk dine ti përdorin biletat elektronike”
“Do të jetë më shumë negative. Sepse do të ketë më shumë. Por edhe çmimet e biletave mendoj se do të rriten, bileti i brendshëlm besoj që do të jetë diku rreth 60 denarë.”
“Mendoj se ka edhe të mira edhe të keqija. Pozitive është se qytetarët nuk do të mundohen duke nxjer paratë e tyre nga xhepi, ndërsa negative është se munden të rriten çmimt e biletave” , thonë qytetarët e anketuar.
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga publikimi i lajmit për sistemin e ri eletronik te pagesës së biletave, të shumtë ishin edhe qytetarët të cilët nuk kishin dijeni për këto risi.
“Jo, skam dëgjuar”
“Jo, nuk e di”
“Skam dëgjuar, jo”.
Sistemi i ri i pagesës elektronike nëpër autobusat e ndermarrjes publike të tranësportit pritet të fillojë prej 1 gushtit të këtij viti , ndërsa nëpër autobusët privat ky sistem do të zbatohet prej muajit janar të vitit që vjen. (Ersan Pajaziti, TVM2)
