Mjekët apelojnë të mos dilet në diell, shitësit gjithë ditën nën temperatura përvëluese

25.07.2015 12:32

Ora 11 zhiva e termometrit në kryqytet tregon 34 gradë celsius...

Avulli i nxeht që del në sipërfaqe të asfaltit jep përshtypje se askush nuk lëvizë në këtë periudhë të ditës. Por  gënjeheni. TVM -2  vizitoj shitesit e shalqinjve nëpër  rrugët magjistrale. Për të fituar kafshatën e gojës ata mund të hasen pothuajse në çdo cep të vendit. As vapa e madhe ditëve të fundit nuk  i ndalon ata të hiqen për pak caste nga dielli.

Në rrugën magjistrale Shkup-Kosovë gjinden rreth 10 tenda të cilat  në çdo kohë të ditës shesin  fruta dhe perime. Do të thuash se për këta njerëz nuk egziston nxheti i madh. Puna e tyre fillon që orët e parë të mëngjesit, ndërsa fundi i ditës nuk i dihet. Thonë është tepër e vështir të qendrohet këtu, por nevoja i detyron të piqen në diell gjatë  gjithë ditës për 5 denarë fitim.

“Vallai problem është, është shumë nxeht i madh, nuk ka shitje, nëse do të kishte ndonjë fitim të madh do të thuash se mundesh me qendru në pik të diellit por kështu, siç mund të shihni edhe vet çfarë nxheti del prej asfaltit. Këtu jam prej 8 e gjys në mengjes deri 8 të mbrëmjes deri para se të terohet, mirëpo nuk ka shitje, më shumti shalqinji hidhet sesa që shitet” - thotë një shitës.

Një kilogram shalqi për momenti shitet me çmim prej 10 denarësh. Shitesit thonë se ky çmim  nuk do të jetë edhe kohë të gjatë sepse në treg ka shumë rrezerva të shalqirit të pashitur,kështu që predispozitat për ulje të çmimit të shalqirit akoma më shumë janë më se reale. Në rrugën magjistrale për në Kosovë, blerës më të rregulltë të perimeve janë qytetarët e Kosovës.

“Po ndalojnë edhe tonë edhe ata të Kosovës. Blejn nga 1, 2, ose 3 shalqi por blerës më të rregullt janë ata të Kosovës”thotë një shitës tjetër.

Shitësit e shalqinjëve të anketuar thanë se vitin tjetër do t’i rishikojnë të gjitha mundësitë para se të venosin të  merren me prodhimin e shalqirit sepse, prodhimi i tyre është tepër i shtrenjt, duhen plehra special  për ta mbrojtur shalqirin  nga insektet, kërkohet  gjithashtu edhe investim  si ne në vendosjen e najlonave dhe të sistemit e ujitjes. (Rexhep Qamili, TVM2)