Shqipëria nuk do i vërë veto Maqedonisë në NATO, kërkon hetim transparent për Kumanovën
Në një intervistë dhënë për televizionin, “Telma”, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërmend të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO...

Por, Rama nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Sipas tij rajoni ka nevojë për një Maqedoni stabile.
“Dokumenti i fundit në Samitin e Wellsit, është një dokument në të cilin të gjitha vendet anëtare të NATO-s u pajtuan dhe e potencuan nevojën që Maqedonia ta implementoje Marrëveshjen e Ohrit si bazë për bashkëjetesë dhe harmoni në paqe e bashkëpunim midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe gjithsesi si bazë për forcimin e Maqedonisë, të jetë më stabile dhe më prosperuese. Ne absolutisht jemi të interesuar që Maqedoninë ta shohim më të fuqishme dhe besojmë se është e një rëndësie strategjike për rajonin dhe gjithsesi për Shqipërinë që të kemi një Maqedoni të integruar dhe stabile” – tha kryeministri shqiptarë, Edi Rama.
Në këtë intervistë, kryeministri shqiptar ka folur edhe për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, duke theksuar se ai pret një hetim të pavarur dhe transparent, e që do u ndihmonte të gjithëve.
“Mendoj dhe jam i sigurt se një hetim transparent dhe i pavarur do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë. Do të jetë kontribut i rëndësishëm edhe për vetë Maqedoninë, si shembull ku marrëdhëniet ndëretnike nuk janë problem, por përkundrazi janë një potencial i veçantë për përparimin e shoqërisë dhe shtetit” – u shpreh kryeministri shqiptarë, Edi Rama.
Në samitin kundër terrorizmit në Tiranë kohë më parë, kryeministri shqiptar I përkujto Maqedonisë se nuk mund të bëhet anëtare më të drejta të plota në NATO pa garantuar të drejta për të gjithë dhe pa garantuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazevëndësueshëm për integritetin e shetit maqedonas deklaroi Rama gjatë ministerialit të Tiranës. (Migena Gorenca, TVM2)
