Turqi, vazhdon sulmi ndaj ISIS, 590 të arrestuar

25.07.2015 13:47

Aeroplanët luftarakë për dy net me radhë bombarduan objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin verior të Sirisë, si dhe objektivat e organizatës terroriste PKK në Irakun verior...

“Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat që i përkasin DAESH në Siri dhe PKK-së në Irakun verior. Sulmet mbi objektivat e mësipërme ishin efikase. Në këto sulme ajrore janë goditur vende të fshehta, strehimore, shpella, si dhe zonat logjistike që i përkasin PKK-së në vendet Zap, Metin, Gara, Avasin-Basyan, Sinath, Hakurk dhe Kandil në Irakun verior. Në të njëjtën kohë janë kryer sulme ajrore me mbështetje të Komandës së Forcave Tokësore edhe mbi objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, si dhe mbi objektivat e PKK-së në Irakun verior” - thuhet në deklaratën e qeverisë turke.

Në të njëjtën kohë, policia në 22 qytete të Turqisë ka kryer një operacion, në të cilin janë arrestuar 590 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe DAESH.

Sot në një deklaratë për mediat Kryeministri i Turqisë , Ahmet Davutoğlu ka dhënë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar 590 persona.

“Askush të mos i zgjasë gjuhën e presionit shtetit të Republikës së Turqisë dhe popullit turk. Ai që bën presion e gjen përgjigjen. Ai i cili mbjell erën korr furtunën. Nëse prishet edhe njëherë qetësia publike nuk do të goditen vetëm ato që përdoren si mashë apo ato pjesë që gënjehen por edhe qendrat të cilat japin direktiva do të marrin përgjigjen e duhur. Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një gjë të tillë t’i thërrasin mendjes dhe t’i venë gishtin kokës”, është shprehur Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu.