Vazhdon moti i nxehtë, mjekët me apel, kujdes me ushqimin
Edhe këtë fundjavë temperaturat nuk do të ulen. Maqedonia vazhdon të përvëlohet nga temperaturat deri me 40 gradë të cilat definojne fazën e verdhë...

Mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes i veqantë në ushqim sidomos tek fëmijë, pleqtë dhe të sëmurët por në këto ditë të nxehta kujdes duhet të bëjmë të gjithë e tu shmangemi ushqimeve me shumë yndyrë që shtojnë rrezikun edhe për sëmundjet kardiovaskulare.
“Sidomos femijet dhe pleqtë qe jane nje grup me i rezikuar dhe me senzibil ne keo raste. Me ngrenien e ushqimit me te lehta dhe me pirjet e ujit dhe lengjeve por jo të gazuara sidomos ikja nga nga konsumimi kafje dhe cajrave të ndryshme qe sjellin deri te dihidrimi I organizmit. Pastaj me ikjen ne dalje ne diell ne kohen prej ora 11 deri ne ora 17 keto jane masat preventive qe njerzit munde ti zbatojne”.
Nga drejtoria për punë hidrometeoroligjike bëjnë të ditur se edhe gjatë javës që vjen tremperaturat do të jenë të larta. Pasdditen e së shtunës dhe të dielës parashikohen shira lokalë të shkurtër në pjesët perendimore të vendit por jo edhe ulje e temperaturave. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)
