Obama në turneun afrikan, Afrika po lëviz shpejt në zhvillimin e saj

25.07.2015 13:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka arritur në Kenia, vendlindjen e babait të tij, në vizitën e tij të parë presidenciale, që synon shtytje të lidhjeve tregtare dhe të sigurisë me Aflrikën Lindore...

Obama gjatë takimit me presidentin kenian, Uhuru Kenyatta diskutuan për çështje tregtare dhe investime, demokraci dhe të drejta të njeriut, siguri, dhe luftën kunder terrorizmit.

Desha të jem këtu sepse Afrika është në lëvizje përpara, Afrika është një nga rajonet e botës e cila po lëviz shpejt. Njerëzit kanë dalur nga robëria e pronave dhe po ngriten, klasa e mesme është në rritje, ndërsa të rinjtë si ju janë duke punuar në ngritjen dhe zhvillimin e teknologjisë e me këtë edhe rritjen e bizneseve në Afrikë dhe në botë. Dua ta dini të gjithë se unë besoj në ju, besoj se ju keni drejtimin dhe pasionin të ndryshoni botën. Ju mund të jeni çelesi i zgjidhjeve të reja për tu ballafaquar me sfidat e reja globale me të cilat përballemi ne. Nëse ju vazhdoni të punoni në inovacione do të ketë një jetë më të mirë për të gjithë ne, dua të jem pjesë e këtij procesi” – deklaroi presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.

Aeroplani Air Force One arriti në mbrëmjen e 24 korrikut në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, ku Barak Obama merr pjesë në një konferencë për t’i nxitur sipermarrësit në kontinentin afrikan. Pas Kenias, Obama planifikon të udhëtojë në Etiopi. Ai do të kthehet në SHBA më 28 korrik.