Vera e kulturës në Tetovë, më 28 Korrik, koncert Filharmonia e Kosovës
Vera Kulturore Tetovare përmbylli me mjaft sukses javën e parë të aktiviteteve...

Teatri Dodona me shfaqjen "Trangullat", ekspozita e piktorve tetovar në Harabat Babateqe, Baleti ‘’La Sylphide ‘’ nga R. Shqipërisë, ishin pikat kulmore të javës së parë .Më 28 Korik para publikut tetovar do të prezentohet edhe Filharmonia e Kosovës.
“Me 28 korrik do të presim me kënaqësin më të madhe koncertin e Filarmonis së Kosovës e cila do të prezantohet më një vepër dhe jam i bindur që do ti pëlqej publikut” – tha Drejtori artistii i “Verës Kulturore Tetovare“,Faton Pustina.
“Është ky bashkpunimi i tretë që realizohet në bashkpunim të ngusht me komunën e Tetovës. Më 28 korrik do të vime së bashku me një vepër jashtëzakonisht interesante madhore të një kompezitori britanez Karl Xhenkinz me veprën e tij “Njeriu me Armë’’ që është një mesazh për paqe e shkruar në vitin 1999 gjatë tragjedisë kosovare siç e dimë, luftës se fundit në Kosovë” - tha Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari.
Prej dje ka filluar edhe mbulimi me ombrella i rrugës Dervish Cara që është një trend mbarëbotëror tashmë por që për herë të parë shikohet në një qytet të Maqedonisë. Rruga për tre net do të jetë e mbyllur për automjetet për tu lënë vend këmbësorëve të shijojnë punën e të rinjve tetovarë. (Visar Sadiki, TVM2)
