Vrasja në Kumannovë, 30 ditë paraburgim për 2 të dyshuarit
25.07.2015 14:13
Dy të dyshuarit për vrasjen e Xhemail Rexhepit- Komandant Shqiponjës u dënuan me 30 ditë paraburgim. Tek to është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja...

Nga Prokuroria publike informuan se prokurori kompetent ka kryer ekspertizë në vend ngjarje dhe ka dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit dhe ekspertizës së armëve dhe dëshmive video.
Vrasja e Komandant Shqiponjës është incizuar nga 12 video kamera, shkruajnë mediat duke cituar burime nga MBP, por organet kompetente nuk dolën me informacione më të zgjeruara për vrasjen.
