Strugë, eleminohet me 5 plumba zv.drejtori i DHP-së
Një tjetër vrasje trondit opinionin. Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani është qëlluar sot në orën 13:30 në mes të Strugës nga një makinë makinë në lëvizje, në afërsi të stadiumit të qytetit...

Nga Policia e Ohrit konfirmojnë se Hasani ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Qytetit në Strugë, me plagë të marra nga armët e zjarrit. Mësohet se Hasani është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë që burimet policore thonë se breshëria e plumbave ka ardhur nga një makinë e markës Golf.
Dëshmitarët tregojnë se vrasësit nuk janë mjaftuar me gjuajtjet e para por janë rikthyer dhe kanë gjuajtur sërisht ndaj viktimës për tu bindur se kanë eleminuar përfundimisht.
BDI: INCIDENTI NUK KA PRAPAVIJË POLITIKE
BDI dënon sulmin ndaj zv.drejtorit të DAP, por gjithashtu bëri të ditur për opinionin se incidenti nuk ka prapavija partiake dhe as politike.
Nga BDI gjithashtu sqaruan se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv.drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.
