Debati për rebalancin e buxhetit, refuzohen amendamentet e PDSH-së
Asnjë nga amendamentet e paraqitura sot nga deputetët e PDSH-së për rebalancin e buxhetit nuk u pranua në komisionin për financim dhe buxhet...

Deputetët e PDSH-së konsiderojnë se në këtë mënyrë po bëhet diskrimin i qytetarëve shqipëtarë të cilët në masë të madhe mbushin arkën e shtetit. Deputeti Imer Aliu duke bërë një paralele të shpërndarjes së mjeteve në komuna, tha se ato nuk janë të barabarta si në komunat shqiptare dhe ato maqedone.
“Bogdanci ka 6 011 banorë aq sa ka edhe Sllupçani, mirpo sa janë mjetet të cilat ndahen për Sllupçanin dhe sa mjete ndahen për Bogdancin. Dhjetëra million denarë e euro ndahen në projekte për Bogdancin, asnjë denar për Sllupçanin i cili ka nevojë për rrugë, për shkollë, për ujë, për ambulantë” – tha deputet i PDSH-së, Imer Alliu.
Deputeti Gazmend Aliu tha se shqiptarëve u rrezikohet edhe shëndeti në vendbanimet e tyre. Si shembull mori deponinë në Bajnicë të poshtme si dhe ujin që pijnë banorët e Gostivarit.
Deputeti Aliu kërkoi dislokim të deponisë në Rusino dhe ndërtim të një stacioni filstrues të ujit të pijshëm. Ministri Stavreski i cili u sqarua vetëm për këtë të fundit duke thënë se janë ndarë paratë për këtë projekt.
“Mjete ndahen projekti nuk realizohet. Mos pranimin e këtij amendamenti ngeli edhe më tej në qëndimin se qeveria aktuale aspak nuk përkujdeset për shëndetin e qytetarëve të vet” – u shpreh, Gazmend Aliu nga rradhët e PDSH-së.
“Janë ndarë 31 milion denarë për ndërtim të stacionit filtrues për ujë të pijshëm në buxhetin e ministrisë të ambientit jetësor. Kjo është bërë në bashkëpunim me komunën duke u nisur nga prioritet e komunës” – deklaroi ministri i financave, Zoran Stavreski.
Deputetët opozitar folën edhe për rrugë të shkatërruara të cilat i gjen vetëm në zonat shqiptare. Deputeti Orhan Ibrahimi duke komentuar gjëndjen në komunën e Likovës tha se kushtet e vështira atje po nxisin migrimin.
“Ju them me gjith shpirt se po të jetë e vërtetë se një shtet evropian I hap dyert për qytetarët ato vendbanime do të mbesin me 1% e as 1%. Të gjithë do të marrin rrugën e ikjes pa kthim” – tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH –së.
Debati i komisionit për financa dhe buxhet vazhdon të hënën. (Meral Ismaili, TVM2)
