Policia kap personin e dyshuar për vrasjen

25.07.2015 16:34

MPB ndërkohë konfirmon ndalimin e një personi të dyshuar si pjesmarrës në vrasjen e zv drejtorit të DHP-së Argëtim Hasani...

Bëhet fjalë për A.K nga Veleshta për të cilin nga SPB Strugë pohojnë se e kanë marrë në bisedë informative pas të dhënave se ka qenë i përfshirë në incidentin e sotëm.

A. K është  vëllai i Uran Kupës, shoferit të kryetarit të Strugës Zijadin Sela i cili para disa kohësh u gjend i vdekur dhe policia po heton edhe pistën e vrasjes për hakmarrje.