Filloi “K’tu Fest”

Në Strugë vijnë ikonat e skenës dhe ekranit

25.07.2015 18:05

Filloi ne Strugë festivali i dytë i Teatrove shqiptare, “K’tu fest”. Deri më 29 korrik, Struga kthehet në qytetin, ku përveç bukurisë natyrore, mund të shikoni në një vend yjet e teatrit dhe kinematografisë mbarëshqiptare...

Shfaqje teatrore nga  Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova , filma dokumentarë dhe filma artistikë do të përmbushin mbrëmjet e  Strugës në këto ditë të nxehta.

Artdashësit struganë dhe turistët e ardhur nga vendi dhe bota, do të kejnë mundësi të ndjekin premierën e filmit të Ermal Mamaqit- “Femrat”, monodramën e nobelistit Dario Fo, në interpretim të Rita Gjekës nga Shkodra, filmi,  dokumentar i Ilir Harxhit nga Tirana, si dhe shfaqen teatrore “Made in Albania”.

Përveç filmave dhe pjesëve teatrore, do të ketë edhe promovime librash . në Strugë tashmë kanë mbërritur prej dje ikonat e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Yllka Mujo, kritiku i teatrit Josif Papagjoni etj.

Festivali sivjet ëhstë mbështetur nga ministria e kulturës por organizatorët thonë se u duhet më shumë përkrahje nga institucionet për vetë faktin se në këtë festival të ftuar janë yjet e artist skenik dhe kinematografik dhe si I tillë ky festival kërkon më shumë vëmendje.

Foto: drini.mk