3 shtëpi të reja për 15 anëtarët e familjes Azemi
Në sytë e familjes Azemi në Lagjen e trimave në Kumanovë, sot vëreheshin lotë gëzimi...

Nga sot për këtë familje 15 anëtarëshe, nga të cilët 5 të verbër fillon një jetë më e lumtur.
Falë një doancioni të Fondacionit të Rinisë islame nga Zvicrra në bashkëpunim me Orgnizatën joqeveritare “ Linda” nga Kumanova dhe Organizatën edukative kulturore “ Drita “ nga Tetova “ u vu gurthemeli për tri shtëpi të reja për këtë familje.
Krahas ndërtimit ,falë donatorëve ,shtëpitë edhe do të mobilohen dhe mbetet që pronarëve të shtëpive vetëm tu jipen çelësat në dorë.
Shpresojmë që rastin e Fondacionit te rinisë islame nga Zvicrra ta ndjekin edhe organizata e shoqata tjera si në vend poashtu edhe në diasporë. (Nexhat Aqifi, TVM2)
Për të ndjekur video materialin e kronikës në fjalë, klikoni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/68604/3-shtepi-te-reja-per-15-anetaret-e-...
