Alternativa të ndryshme për pushimet verore
Temperaturat tropikale deri ne 40 grade celsius qe diteve te fundit po mbreterojne ne mbare vendin tone vështirë eshte per ti perballuar...

Secili qytetar do te dëshironte të shkonte diku për pushim, sado pak që ti ike te nxehtit përvëlues. Fatkeqesisht ne pamundesi per te shijuar detin dhe reren, shume qyetetarë te anketuar thonë se kushtet ekonomike nuk ua lejojnë atyre që të shkojnë nëpër vende luksoze e ti kalojnë pushimet, por ama te mirseardhura jane edhe alternative te tjera për pushim dhe relaks me harxhime me te vogla financiare si per shembull , pishinat, malet apo llixhat.
“Të dielave në pishinë…ndoshta edhe maleve po, në Matkë që e kemi këtu ,tjetër kund nuk dijmë”.
“Po në mal kisha shkuar kah Bistrica,vërtet jemi kosovar po kah Shqipëria nuk kemi shkuar,fëmijët e mi shkojnë shpesh në Shqipëri, secili është në këtë gjendje me dalë më larg..nxehtësi e madhe”.
“Në këtë kohë të nxehtë kisha qëndruar në shtëpi sepse me 10 mijë denarë pension nuk mundemi askund të shkojmë që të pushojmë pak”.
“Unë tash kam filluar me punë, ashtu që nuk kam pushim sivjet”.
“Ne momentalisht nuk mundemi të shkojmë në pushim diku larg për shkak të kushteve financiare,mirëpo kemi në banjën e Katllanovës një vikendicë dhe shkojmë gjatë verës aty sepse edhe ajri është më i freskët se në Shkup”.
“Në mal diku më mirë është, më fresket, më i pastër ajri”.
“Përpos detit më afër e kemi këtu Matkën ….na pëlqen”.
“Jam në punë…dalim ndonjëherë në fshatra ku është më fllad, nesër pasnesër ndoshta shkoj në Strugë për dy ditë”.
“Ka pishina të ndryshme që mundemi të freskohemi,në Kosovë zakonisht në Prishtinë për vikende njerëzit shkojnë në Shqipëri më shumë për shkak që e keimi rrrugën dhe na mundëson që të jemi atje vazhdimisht ,në shumicën e rasteve Shqipëria është opcioni ynë më i shpejtë për vikende” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Objektivi i kameres regjistroi edhe shum vizitore nga shteti fqinj i Kosoves. Larg kameres thonin se sivjet nuk kane shum mundesi per pushim ne bregdet, megjithate alternative e preferuar per shoping akoma mbetet kryeqendra e Shkupit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
