Alergjitë shfaqen nga bari i thatë, Mjekët: Kujdes me antibiotikët
Nese keni problem me frymarrjen apo u rrjedh sekret nga hunda, tështisni shpesh dhe kolliteni, atehere duhet te paraqiteni dhe te kërkoni ndihme tek mjeku, sepse keto mund të jene simptomat qe keni alergji sezonale edhe ate ndaj barit të thatë dhe pluhurit që ngrihet në ajer...

Mjekët thonë se në këtë periudhe të vitit, ka shumë qytetare të cilët paraqiten me këto simptome ne ordinancat mjekesore.
Gjendja shëndetësore e pacientëve me alergji nuk është tragjike në rastë se e njëjta zbulohet herët dhe merret terapin e duhur mjekësore.
“Gjatë stinës së verës temperaturat e larta paraqesin te disa persona alergjie kronike apo alergjie akute. Kjo vjen si pasoja e barit të thatë që ka në këtë periudh të vitit. Bari i thatë dhe pluhurit që ngrihet në ajr ndikon te shendetin e qytetarëve. Te pacientet u paraqiten sekreti nazonfaringial ose sekret te hundet dhe kanë dhimbje fytit.Këto llojë të simptomave paraqitet si simptom virus ose bakterie, nuk është ajo por alergjie prej luhurit që ngrihet në ajr gjatë stinës së verës. Ka shumë qytetarë me këto alergjie kronike“ – tha mjekja, Sefjan Ferati Belçishta.
Ky lloj i alergjisë mund të paraqitet tek fëmijët në moshe shumë të hershme. Ajo që ka rëndësi është që prindërit qysh në fazë të herët të zbulojnë simptomat e përmendura dhe të konsultohen me mjekun, se për ndryshe alergjia e barit mund të zgjase prej 2 deri më 6 javë.
“U preferojmë pacienteve antihistaminikët ti marrin me vete edhe kur shkojnë nëpër pushimet verore. Antihistaminiku është sprej i cili vendohet te hundet në mëngjes dhe mbromje. Poashtu kjo lloj alergjie mund të kurohet me tretje fiziologjike në formë të sprejit” – tha mjekja, Sefjan Ferati Belçishta.
Mjekët me apel per qyterët. Mos konsumoni ilaçe pa u konsultuar me mjekët amë. (Rexhep Qamili, TVM2)
