Vera kulturore e Tetovës; Shkrimtarët për fëmijë, kërkojnë lexuesin e munguar (FOTO)

26.07.2015 14:07

Në vazhdën e aktiviteteve të’’ Verës Kulturore Tetovare’’ mbrëmë në prani të adhuruesve të letërsisë për fëmijë, u mblodhën emrat më të spikatur të kësaj letërsie...

Për herë të parë në Tetovë u mblodhën poetë e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, me të vetmin qëllim, të nxisin fëmijët dhe të rinjtë të lexojnë letërsinë e shkruar posacërisht për ta.

“Si rezultat i kësaj me mbylljen e revistave fatkesisht sicë ishin Gëzimi dhe Patosi ne filluam me revistën Ylberi në atë kohë. Në revistën Ylberi Plus kanë depiluar të gjithë krijuesit shqipëtar që shkruajn për fëmij, krijuesit botëror qe shkruajn për fëmij dhe nxënsve dhe talentëve të reja të cilat kan ardhur në takimin poetik për shkrimtarë për fëmij dhe të rinj në Tetovë” – tha Ademi Abdullahi, organizator i Manifestimit Poetik.

“Prej asaj që do të mbjellim prej asaj që do të kultivojm tek fëmit ton mvaret edhe në mas të konsiderueshmë edhe ardhmëria jonë si do të jetë mendoj se edhe kjo kohë ka nevoj të madhe që shumë më seriozisht të merimi me cështjen e krijimtarisë për fëmijë me cështjen e gjuhes dhe letërsisë dhe historisë tonë dhe kultivimit të gjithë asaj që ndërton njerës të arsimuar dhe të edukuar mirë” – tha poeti, Fejzi Bojku. 

Vera Kulturore e Tetovës, përurohet ”Rruga e Ombrellave”

Vera e kulturës tetovare ka vazhduar edhe me të tjera manifestime.

Rruga e obrellave ishte pjesë e këtyre aktiviteteve, një rrugë e mbuluar me cadra  ku ndalohet trafiku I makinave dhe k të rinjtë dhe të gjithë qytetarët mund të shijojnë koncerte të shumta nga grupe të njohura të rinjsh.

“Është një aktivitet apo pjesë e verës kulturore është ide e re që implementohet këtë vitë në faktë është sipas një modeli I Portugali,Francë, Irlandë dhe I falemendroj ideatorët një pjes të stafit tim që e dhan këtë ide kaqë të bukur . Njëkosish duke pasur parasysh faktin që vera ndodh në nje kohë ku shumë bashkëqytetar që punojn jashtë Tetovës , por që janë në Tetovë për pushime, në këtë mënyr deshëm që të ofrojm sa më shumë hapsir normalisht kënaqësi dhe estetikë” – u shpreh kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Edhe qytetarët e kanë mirëpritur këtë zbukurim të ri të Tetovës.

“Unë si qytetari i Tetovës mendoj se është një ide shumë e mirë, si manifestim shumë e mir javen e kultures që hyn kjo.  Mirë ndjehem dhe duhet të ket shumm e më shumë unë e kam ndjek manifestimin kulturor Tetovës dhe kjo është e veçantë” – u shpreh një qytetarë.

Vera Kulturore e Tetovës vazhdon edhe këtë javë me shumë aktivitete të tjera. (Visar Sadiki, TVM2)